Ministri i punëve të brendshme të Indisë, Amit Shah, ka rezultuar pozitiv me Covid.

Lajmin e ka bërë me dije vet Shah përmes një postimi në “Twitter” ku tregoi se është shtruar në spital dhe po merr ndihmën e mjekëve.

“Kërkoj nga të gjithë ju që keni pasur kontakt me mua ditët e fundit që të izoloheni dhe të testoheni”, tha ai më tej.

Amit Shah, është njëri nga politikanët më të fuqishëm të Indisë dhe një person i afërt me kryeministrin Narendra Modi.

newsbomb