/ATSH/ Të ardhurat nga TVSH-ja parashikohet të jenë 161.1 miliardë lekë, 14.6 miliardë lekë ose 9.6% më shumë se pritshmëria për vitin 2021.

Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, burimet e rritjes së TVSH-së në vitin 2022 do të jenë nga rimëkëmbja e ekonomisë, rritja e volumit të importeve dhe konjuktura e çmimeve ndërkombëtare, përmirësimi i administrimit, lufta ndaj informalitetit dhe kontrolli i zinxhirit të transaksioneve ndërmjet operatorëve dhe si rezultat i efekteve të paketës fiskale 2022.

Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) u realizuan në masën 90.9 miliardë lekë gjatë periudhës janar-shtator, 19.4 miliardë lekë ose 27.1% më shumë se një vit më parë, si dhe 9.8 miliardë lekë ose 12.2% më shumë se plani për 9 mujorin 2021.