ATSH/ Lagjja e re e Thumanës tashmë ka filluar të marrë formë, ndërkohë që po punohet me ritme të larta.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kantieri i rindërtimit në Thumanë, ku po merr formë qyteza e Rilindjes.

“Mirëmëngjes dhe me Thumanën ku po merr formë qyteza e Rilindjes, me 14 pallate dhe 158 shtëpi, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.

Në Thumanë janë 16 ha truall ndërtimi dhe 37 426 m2 infrastrukturë rrugore.

Po ashtu janë 3456 m2 ndërtim në objekte publike, shkollë, çerdhe, qendër shëndetësore, qendër komunitare, si dhe 46 148 m2 hapësira publike, parqe, hapësira sportive dhe 408 vendparkime. /m.m//a.a/