Kombëtarja e Polonisë ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë për t’u përgatitur për ndeshjen vendimtare ndaj Shqipërisë në “playoff”-et e Kupës së Botës.

Disa orë përpara sfidës në stadiumin “PGE Narodowy”, skuadra e drejtuar nga Jan Urban ka zhvilluar një shëtitje relaksuese në një pyll pranë Varshavës.

Rreth orës 11:00, futbollistët polakë kanë lënë për pak kohë presionin e madh të ndeshjes, duke kaluar disa momente qetësie në natyrë

Gjatë shëtitjes, ata u takuan edhe me disa tifozë, për të cilët dhanë autografe.

Top Channel