G20 shpreson të bëjë përparim përpara samitit COP26, në Glasgoë, që fillon sot.
Megjithatë, ata ende nuk kanë shpallur ndonjë angazhim të ri të fortë për të reduktuar emetimet e karbonit në vitet e ardhshme.
G20, i përbërë nga 19 vende dhe Bashkimi Evropian, përbën 80 për qind të emetimeve në botë.
Dita e parë e samitit, që po mbahet në Romë të Italisë, u fokusua tek COVID-19 dhe ekonomia, me arritjen e një marrëveshjeje për një normë tatimore globale, që do të shohë fitimet e bizneseve të mëdha të tatohen të paktën me 15 për qind./ /ervo/



























