Edhe pse nuk ka një bazë të dhënash të unifikuar për të përcaktuar se kush është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave, shumica e mediave në mbarë botën pajtohen se Ronaldo është golashënuesi i parë që e bën këtë.
Edhe pse ka polemika për statusin e tij si golashënuesi më i mirë në futbollin e meshkujve, pasi legjendat braziliane Pele dhe Romario kanë shënuar mbi 1.000 gola në karrierën e tyre, statisticienët theksojnë se sulmuesi portugez kryeson listën për sa i përket golave të shënuar në ndeshjet zyrtare.
Çekët pretendojnë se Jozef Biçan, i cili ka luajtur në ish-Çekosllovakinë dhe në Austri, ka shënuar 821 gola, por në këtë numër përfshihen edhe golat në ndeshjet jozyrtare ndërkombëtare. /os/



























