Nga Matt Hrodey

Zemra është ndoshta organi më elastik i trupit, dhe bashkë me trurin, është më i rëndësishmi për jetën e njeriut.

Zemra e grave, e cila peshon rreth 230 gramë, rreh 100.000 herë në ditë (2.5 miliardë herë në jetë), duke e pompuar gjakun me forcën e nevojshme sa për të shtrydhur një top tenisi.

Kaq gjak mjafton që gjatë jetës së një 80-vjeçareje të mbushë 100 pishina me përmasa olimpike.

Për të ruajtur këtë ritëm marramendës, zemra ushqehet nga furnizimi i saj me gjak, duke konsumuar rreth 5 për qind të oksigjenit të trupit, ndërsa përbën rreth 0.5 për qind të masës së tij.

Në bazë të peshës, zemra ka kërkesat më të mëdha për energji se çdo organ tjetër i njeriut.
“Zemra është ndoshta organi më aerobik që kemi”, thotë Geri Lopashuk, profesor në Qendrën e Kërkimeve Kardiovaskulare në Universitetin e Albertës, Kanada.

Qëllimi i vetëm i zemrës është të tkurret, duke dërguar gjak çdo ditë nëpër 96.000 km enë tëpërmasave të ndryshme.

Ajo është aq e përkushtuar ndaj këtij misioni, saqë vazhdon të rrahë edhe pasi të ketë vdekur truri, siç ndodh me dukurinë e “kufomave me zemra që rrahin”.

Në këtë rast, trupat mbahen gjallë me oksigjen dhe lëndë ushqyese, në mënyrë që organet të mund të merren për transplantim.Në këtë rast, trupat mbahen gjallë me oksigjen dhe lëndë ushqyese, në mënyrë që organet të mund të merren për transplantim.

“Ju mund ta hiqni zemrën nga trupi, dhe ajo do të rrahë ende nëse i jepni karburantin e duhur”- thekson Lopashuk. Po si funksionon ky organ?

Në pjesën më të madhe, zemra mbështetet tek oksigjeni për të prodhuar adenozin trifosfatin(ATP), një burim thelbësor i energjisë.

Rezervat e saj të energjisë qëndrojnë në një ekuilibër delikat:pa sasi të re ATP-je, rezervat mbarojnë për 2–3 sekonda dhe muskuli i zemrës nuk mund të tkurret më, duke shkaktuar një atak në zemër.

Për ta mbrojtur veten nga mungesa, zemra punon duke marrë infuzione të qëndrueshme të gjakut të oksigjenuar nga mushkëritë aty pranë.

Për të mbrojtur më tej veten, zemra ka nevojë për lëndë ushqyese për të prodhuar energji, përfshirë acidet yndyrore, karbohidratet, proteinat dhe ketonet.

“Zemra është një omnivor.

Ajo do të përdorë pothuajse çdo lloj energjie”- nënvizon eksperti.

Acidet yndyrore përbëjnë deri në 90 për qind të prodhimit të ATP-së, pasi ofrojnë një burim të besueshëm energjie, por zemra ka një plan rezervë.

Gjatë periudhave të kequshqyerjes, ajo përdor rezervat e glukozës dhe riciklon molekulat e laktozës, për të marrë energjinë që i nevojitet.Me energjinë që merr, zemra e vazhdon punën e saj të pavarur nga truri, me një ritëm bazë që varion nga 60 deri në 100 rrahje në minutë, në varësi të individit.

Ashtu si gjitarët e tjerë, njerëzit kanë një grup të veçantë qelizash të zemrës, të ndërtuara për të prodhuar një sinjal elektrik të rregullt, që e transmetojnë atë tek gjithë zemra.

Duke ndjekur rrugë të veçanta, sinjali kontrakton atriumet e sipërme dhe më pas barkushet e poshtme për të pompuar gjakun nga zemra.

Me përjashtim të vdekjes apo ndërlikimeve të tjera, ky proces nuk ndalet asnjëherë.

Qelizat e stimuluesit kardiak, thithin në mënyrë të përsëritur jonet e natriumit, duke i bërë ata të aktivizohen siç ndodh me neuronet, duke dërguar sinjal pas sinjali.

Një studim i vitit 2014, përshkruan një eksperiment në të cilin studiuesit kultivuan qeliza kardiake nga qelizat burimore njerëzore, dhe panë se si ato “vetë-montoheshin” në një pjesë të hollë indi kardiak që “rrihte spontanisht”.

Ky proto-organ punoi me rreth 70 rrahje në minutë, brenda intervalit normal, për rreth 1 muaj.

Edhe kur zemra funksionon keq, ajo e vazhdon punën me pak ose aspak efekte anësore të rënda.

Gati 45 për qind e të gjitha sulmeve në zemër prodhojnë efekte të buta “të heshtura”, që të sëmurët i ngatërrojnë me një gjendje tjetër, siç është lodhja fizike ekstreme.