Nga Edlira XHERRI
Rreth 130 të rinj të shkollave shqipe që veprojnë në Gjermani vizituan sot qytetin e Elbasanit, në kuadër të një turi kulturor që bashkon nxënës nga të gjitha trevat shqiptare.
Të organizuar me mbështetjen e qeverive përkatëse, të rinjtë shprehën kureshtje dhe entuziazëm teksa vizituan monumentet historike, muzeun etnografik dhe qendrën e qytetit, duke u njohur nga afër me traditat dhe kulturën elbasanase.
Atmosfera në qendër u gjallërua edhe më shumë kur grupi i nxënësve kërcyen një valle tradicionale shqiptare, duke sjellë ngjyra dhe gëzim në zemër të qytetit.
Përfaqësues të pushtetit vendor u uruan mirëseardhjen dhe i falënderuan për këtë vizitë që përçon dashurinë për gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar.
Elbasani po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar turistik, ku çdo ditë mbërrijnë vizitorë nga vende të ndryshme, për të shijuar historinë, mikpritjen dhe bukuritë e tij unike.
Në fund të vizitës, të rinjtë u përshëndetën me urimin që të rikthehen sërish në qytetin e lashtë të Elbasanit, me dëshirën që këto lidhje kulturore të forcohen edhe më tej.




























