Sipas Regjistrit Qendror të të Huajve në Gjermani jetonin në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rreth 3.48 milionë refugjatë.

 

 

Kjo shifër është rreth 60,000 vetë më shumë se në fund të vitit 2023 dhe më shumë se në çdo periudhë tjetër që nga vitet 1950.

 

Partia e Majta kritikon ashpërsimin e ligjit për të huajt

 

 

Nisur nga këto shifra zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e grupit parlamentar të partisë “E Majta” në Bundestag, Clara Bünger, kritikoi në një intervistë për gazetën “Neue Osnabrücker Zeitung” debatin për migracionin në Gjermani. “Edhe pse kjo shifër përbën vetëm katër përqind të popullsisë së përgjithshme të Gjermanisë, politikanët e partive në qeveri si dhe CDU-ja dhe AfD-ja duan t’i bëjnë njerëzit të besojnë se kjo pakicë e vogël është përgjegjëse për të gjitha problemet e tyre. Kjo është marrëzi e rrezikshme që vetëm forcon të djathtën ekstreme.” – tha ajo.tch