Sipas parashikimeve të fundit, ditët në vijim do të karakterizohen nga rrezik i lartë për zjarre (niveli 5), për shkak të temperaturave të larta dhe thatësisë.
Të gjitha strukturat e Bashkisë Elbasan janë në gatishmëri të plotë për të mbrojtur banesat, sipërfaqet pyjore dhe jetën e qytetarëve.
*📣 Apel për qytetarët:*
⚠️ Shmangni ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura
♻️ Mos digjni mbetje rurale apo materiale të rrezikshme
📞 Raportoni çdo vatër të dyshuar menjëherë
*📱 Numrat e emergjencës:*
112 – Emergjencat
127 – Urgjenca
128 – Zjarrfikësja
129 – Policia