Policia ka shpëtuar 4 pushues në Velipojë të cilët po mbyteshin.
Ata janë futur për tu larë në det por për shkak të dallgëve kanë rrezikuar jetën.
Pushuesit kanë kërkuar ndihmën e qytetareve të tjerë dhe këta të fundit kanë njoftuar policinë. Uniformat blu kanë bërë të mundur nxjerrjen në breg të shtetasve:
Bajram Abazi43
Avni Jakupi 41
Gezim Krasniqi 33
Lindita Tolaj 39 vjec .
Për dy prej tyre ka ndërhyrë shërbimi mjekësor për shkak të gjendjes së rëndë por fatmirësisht tashmëjanë jashtë rrezikut për jetën.
Në këtë sezon veror, problem për Velipojën është mungesa e rojeve bregdetare.
Top Channel