ATSH/ Kryeministri Edi Rama informoi sot se “Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”.

Kryeministri ndau foto nga mbledhja e sotme e Komitetit të Posaçëm Ndërministror, i ngritur për përballimin e situatës së krijuar nga rritja e çmimeve e krijuar nga lufta në Ukrainë.

Situata e jashtëzakonshme e krijuar nga lufta në Ukrainë imponoi po ashtu ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të qeverisë për ngrirjen e marzheve të fitimit të furnizuesve të naftës, si edhe transparencën e çmimit.

Nga dita e sotme po funksionon Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit dhe çmimet e karburantit në vend do të kalojë në filtrin e transparencës./m.m/