Të premten do të zhvillohet një mbledhje me ministrat me temë rritjen e pagave.

Zv. kryeministrja, Belinda Balluku, pas mbledhjes së qeverisë tha se ministri i Financave do të ketë mundësinë të bëjë një pasqyrë të qartë të premten për rritjen e pagave.

“Sot kemi pasur një prezantim nga ministri i Financave, për të gjithë programin e rritjes së pagave që do të kalojë në mbledhjen e qeverisë, që të do të jetë një mbledhje plus të premten për çështjen e pagave, siç ne bëjmë indeksim të vazhdueshëm të pensioneve, është duke u studiuar edhe çështja për të rritur pensionet. Siç do rriten edhe pagat me një fazim 2 vjeçar duhet të ndodhi edhe me pensionet, të premten Ministri i Financave do të ketë mundësinë të bëjë një pasqyrë të qartë për rritjen e pagave në administratën publike”, tha Balluku.

Kryeministri Edi Rama para disa ditësh tregoi planet e qeverisë për një rritje pagash në nivele historike, siç e quajti ai, në sektorin shtetëror dhe atë privat gjatë harkut kohor 2023-2024.

Sipas kreut të qeverisë, në vitin 2024 paga mesatare në vend synohet të jetë 900 euro.

Kujtojmë se nga data 1 Prill paga minimale si në sektorin shtetëror, ashtu edhe në atë privat u bë 40 mijë lekë.

Top Channel