Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja e ka nis ditën sot me pensionistet e Rajonit 3. Kreu i bashkisë Z.Llatja gjatë kafes me ta diskutoi për rritjen e ardhshme të pensioneve dhe përfitimet nga rritja ekonomike. “Me Planin e Ri për pensionet, po punojmë për një të ardhme më të dinjitetshme për ta, duke forcuar skemën e kontributeve dhe përmirësuar sistemin e pensioneve. Nuk do të tolerojmë asnjë abuzim që prek xhepat e pensionistëve-theksoi Llatja.

Statusi plotë Gledian Llatja

⬇️⬇️⬇️

”  Kafen e mëngjesit sot e kaluam me pensionistët e Rajonit 3 👵👴, ku diskutuam për rritjen e ardhshme të pensioneve dhe përfitimet nga rritja ekonomike 📈. Me Planin e Ri për Pensionet, po punojmë për një të ardhme më të dinjitetshme për ta, duke forcuar skemën e kontributeve dhe përmirësuar sistemin e pensioneve. Nuk do të tolerojmë asnjë abuzim që prek xhepat e pensionistëve – kjo është rruga jonë drejt #Shqipërisë2030 🇦🇱!

Më herët kryeminiatri Edi Rama u shpreh se “tani është koha që ndërkohë që të gjithë kanë filluar të marrin përfitimet e tyre nga rritja e ekonomisë, në formën e pagave, në formën e investimeve edhe pensionistët të hyjnë në këtë mozaik dhe edhe pensionistët të marrin një përfitim më shumë nga ekonomia që rritet”.

Elbasaninews.al Edlira Xherri