Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja inspektoi rrugën e retë varrezave në Kusarth, ku theksoi se projekti për rikualifikimin e qendrave të fshatrave tashmë po ecën paralelisht me atë për rikonstruksionin e rrugëve, si një mënyrë që investimi të ketë vlerë.
Ky invrstim thotë kreu i bashkisë, i shërben jo vetëm banorëve të Kusarthit, por edhe lagjes Katundi i Ri dhe një pjese të fshatit Balzë e Poshtme, duke përfituar drejtpërdrejt rreth 600 familje të kësaj zone.
“Pas ndërtimit të urës në këtë zonë, banorët na shprehën një tjetër nevojë të domosdoshme, sistemimin dhe asfaltimin e rrugës së varrezave. Ne e realizuam këtë investim i cili nuk i shërben vetëm Kusarthit, Katundit të Ri por edhe një pjese të fshatit Balëz, pra janë tre fshatra me rreth 600 familjeve të kësaj zone që preken drejtëpërdrejtë nga ky investim”.
Kryebashkiaku Llatja theksoi se edhe ky investim është dëshmi e faktit se për Bashkinë e Elbasanit nuk ka dallim mes qytetit dhe fshatit, kur bëhet fjalë për investime dhe për cilësinë e tyre.
“Falë mbështetjes së Qeverisë Shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, kemi nisur një sërë investimesh në të gjithë fshatrat e Elbasanit. Nuk do të ndalemi me kaq, sepse prioriteti ynë mbetet përmirësimi i infrastrukturës në çdo lagje dhe fshat, duke i dhënë vëmendjen e duhur çdo problematike që komuniteti sjell në vëmendjen tonë.”
Kryebashkiaku Llatja nënvizoi se falë investimeve, por edhe vizionit të Bashkisë Elbasan, fshatrat po merrin gjithnjë e më shumë vëmendje, jo vetëm të atyre që duan të kalojnë jeten në fshat, por edhe tëedhe të investojnë për zhvillimin e bujqësisë dhe në mënyrë të veçantë të agro-turizmit.
EdëiraXherriElbasaninews.al

