Kombëtarja e Vajzave përpara pak ditësh mësuan emrat e kundërshtareve të tyre për kualifikueset e Botërorit 2027 që do të mbahet në Brazil. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima është në Grupin B1 së bashku me Uellsin, Çekinë dhe Malin e Zi dhe tashmë ajo ka mësuar edhe kalendarin e ndeshjeve që do të luajë në këto kualifikuese.

Kombëtarja shqiptare do të nisë aventurën e saj në këto kualifikuese në 3 mars të 2026 me Malin e Zi në transfertë, ndërsa 3 ditë më vonë në 7 mars ajo do të presë Çekinë në shtëpi

Dy ndeshjet pasardhëse, vajzat kuqezi do t’i luajnë në muajin prill. Uells-Shqipëri do të luhet në 14 prill, ndërsa 4 ditë më vonë, në 18 prill është programuar sfida e kthimit ndaj uellsianev

Kombëtarja shqiptare e vajzave do të mbyllë fushatën kualifikuese të Botërorit 2027 me dy ndeshjet e fundit që do të luhen në qershor, Çeki-Shqipëri do të luhet në 5 qershor, ndërsa Shqipëri-Mali I zi do të luhet në 9 qershor. Në ditët në vijim do të përcaktohen edhe oraret dhe stadiumet ku do të luhen këto kualifikuese

Top Channe