Në Emision ” Debat &Transparencë” moderuar nga Gazetari Fatmir Popja në Televizionin Skampa , Deputetja ,Rudina Hajdari deklaroi se ajo do jetë kandidate dhe kryesuese e listës së kandidatëve për deputetë të Nismës Thurje në Qarkun e Elbasanit .

 

Hajdari tha se strukturat e kësaj lëvizje politike tashmë janë duke u ngritur në të gjitha Bashkitë e këtij Qarku dhe në zgjedhjet e 25 Prillit 2021 do konkurohet me figura me integritet dhe me reputacion në komunitet .Zyrtarizimin e kanditimit të saj në Qarkun e Elbasanit e ka bërë pikërisht nga ky qytet ku Rudina Hajdari ka zgjedhur të konkurojë përballë mjaft emrave të njohur e me mjaft peshë të politikës shqiptare .

Por pavarësisht se gara për fitimin e mandatit të deputetit në Qarkun e Elbasanit duket një mision i vështirë ,Rudina Hajdari beson se elektorati i Qarkut të Elbasanit do vlerësojë përpjekjet dhe kontributin e saj për vendosjen e shtetit të së drejtës dhe demokratizimin e vendit sipas standarteve europiane .

Gjatë Emisionit “Debat &Transparencë” Deputetja Rudina Hajdari foli edhe për rikthimin disa vite më parë nga Amerika , rrugëtimin e saj të vështirë në politikë,”divorcin” me Partinë Demokratike , partinë e parë opozitare të drejtuar fillimisht nga Babai i saj Azem Hajdari.Ajo ka analizuar punën e bërë në Parlamentin e braktisur nga PD &LSI si dhe përshirjen në Partinë e re “Nisma Thurje” .