ATSH–ANSA/ – Presidenti rus, Vladimir Putin është armiku i njerëzimit, ndërkohë që po shfaq shenja paranoje, deklaroi Mikhail Khodorkovsky, ish-oligarku rus, i cili kaloi vite në burg për evazion fiskal.
Sipas raportimeve të ndryshme Putini donte ta hiqte qafe fizikisht atë, por pa rezultat.
Në një intervistë për CNN, Khodorkovsky shpjegon se presidenti rus nuk do të përdorte kurrë armë kimike, përveçse nëse nuk kërcënohej nga ndonjë rrezik i mundshëm.
Në vitin 2003, Mikhail Khodorkovsky u arrestua për mashtrim tatimor dhe, pasi u dënua me një vit e nëntë muaj burg, biznesmeni rus falimentoi.
Përveç kësaj, kompania shtetërore ”Rosneft” mori përsipër asetet më të rëndësishme të tij.
Më pas, në vitin 2010, Khodorkovsky u dënua për përvetësim dhe pastrim parash dhe dënimi i tij me burg u zgjat deri në vitin 2017./ /os/


























