MOSKË, 1 qershor /ATSH-AFP/ – Kryeqyteti rus filloi sot një etapë tjetër të lehtësimit të kufizimeve duke lejuar bizneset të rihapen dhe banorët të dalin pavarësisht rritjes së numrit të rasteve këto javët e fundit.

Pas më shumë se dy muaj mbyllje, shumë biznese do të rihapen dhe parqet e kryeqytetit do të bëhen të aksesueshme për moskovitët, të detyruar të mbajnë maskë në hapësirat publike.

Kafenetë, restorantet apo kinematë do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura deri në një urdhër të ri.

Që prej fundit të muajit mars, një kufizim shumë strikt u vendos në kryeqytetin rus, epiqendra e epidemisë së koronavirusit në vend. Moskovitët mund të dalin vetëm për të bërë pazaret, për të shëtitur qentë dhe për të derdhur mbeturinat.

Një sistem elektronik për leje kalimi u vendos në mes të muajit prill në kuadër të respektimit të masave kufizuese.

Me më shumë se 9 000 raste kontaminimesh të regjistruara dje, Rusia ka kaluar pragun prej 400 000 rastesh të të sëmurëve me COVID-9, por niveli i vdekshmërisë mbetet i ulët, me 4 693 të vdekur të regjistruar.

ATSH