Rusia ka miratuar vaksinën e tretë kundër koronavirusit për përdorim.
Vaksina, e quajtur CoviVac, u zhvillua nga Qendra Chumakov për Kërkimin dhe Zhvillimin e Barnave Imunobiologjike, tha kryeministri Mikhail Mishustin në një takim me qeverinë në Moskë.
“Unë dua të filloj me disa lajme shumë të mira: sot, u regjistrua vaksina e tretë, CoviVac,” tha ai, duke shtuar se deri në mes të marsit, “120,000 dozat e para do të fillojnë në qarkullimin civil”.
Ai ka thënë se do dët ketë siguri dhe kontrolle të rrepta që mos të cënohet cilësia e vaksinës.

























