Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një armë bërthamore për përdorim në hapësirë kundër satelitëve.

 

 

Shpërthimi i një arme të tillë mund të shkatërrojnë gjithçka, që nga komunikimi ushtarak e deri tek shërbimet e komunikacionit, tha të martën një burim me dijeni për çështjen.

 

Burimi, i cili foli në kushte anonime, tha se sipas tij sistemi rus përfshinte një pajisje bërthamore shpërthyese të vendosur në orbitë.

 

 

Presidenti Vladimir Putin tha të martën se Rusia ishte kundër vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë, ndërsa ministri i tij i mbrojtjes mohoi kategorikisht njoftimet se Rusia po zhvillonte aftësi bërthamore për përdorim në hapësirë.

 

Shtëpia e Bardhë dhe Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtarë nuk pranuan të komentojnë mbi këtë çështje.

 

Njoftimet rreth zhvillimit të mundshëm të armëve bërthamore hapësinore ruse dolën në pah pasi kryetari republikan i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Zbulimin, Mike Turner, lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar për një “kërcënim serioz të sigurisë kombëtare”.

 

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha të enjten se Shtetet e Bashkuara besojnë se sistemi që po zhvillohet nga Rusia do të shkelte një traktat që ndalon dislokimin në hapësirë të armëve të shkatërrimit në masë.

 

Traktati i vitit 1967 i ndalon vendet nënshkruese, përfshirë Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara, që të vendosin “në orbitë rreth tokës çdo objekt që mban armë bërthamore ose çfarëdo lloj armësh të shkatërrimit në masë”.tch