Sa mund të ndikojë konflikti i Ukrainës në Ballkanin Perëndimor? Si paraqitet gjendja e sigurisë në Ballkan, a ka rrezik kofliktesh të reja? Ish-komandanti i KFOR-t, gjenerali Erhard Bühler u përgjigjet pyetjeve për DW .

Deutsche Welle: Zoti gjeneral Bühler, në Ballkanin Perëndimor ka ende shumë çështje të pazgjidhura: Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, Republika Srpska përmend shpesh shkëputjen nga Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria po bllokon Maqedoninë e Veriut në rrugën e nisjes së negociatave të anëtarësimit në BE, ndërkohë që Mali i Zi është futur në një lloj krize të përhershme të pushtetit, e ka pasur edhe akuza për përzierjen e faktorve nga jashtë. Si ish-komandant i KFOR-it në Kosovë, a keni frikë nga një e ashtuquajtura fuçi tjetër baruti në Ballkan?

Erhard Bühler: Jo nuk kam frikë dhe nuk shoh ndonjë rrezik akut për një skenar të këtillë. Por ju me të drejtë përmendët shumë probleme dhe çështje të hapura, të cilat ende ekzistojnë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë kontekst edhe unë kam shqetësimet e mia se si do të zhvillohen gjërat në shtigje afatmesme dhe afatgjata, në veçanti tani nga perspektiva e krizës në Ukrainë dhe shtimit të influencës së disa shteteve të jashtme në këtë rajon.

DW: Pikërisht këtë desha t’ju pyes: A mund të ketë agresioni rus në Ukrainë pasoja edhe për Ballkanin Perëndimor, sepse dihet që Serbia dhe në veçanti serbët e Bosnjë-Hercegovinës llogariten ndër partnerët më të ngushtë të Rusisë, e Rusia me siguri që mund të jetë e interesuar për hapjen e vatrave të reja të krizës?

Erhard Bühler: Jo. Në kohën sa kam qenë unë komandat është publikuar raporti i zviceranit Dick Marty (shpjegim redaksional: Ish-krerët e ish-UÇK akuzohen në Raportin e eurodeputetit Dick Marty për krime dhe tregti me organe njerëzore). Natyrisht që ne i kemi shikuar të gjitha arkivat dhe kemi bërë përpjekje që të gjejmë dëshmi konkrete për këto  akuza, por nuk kemi gjetur. Nuk kemi gjetur asnjë dëshmi për këto pohime. Unë i njoh tre prej tyre dhe gjithmonë nisem nga parimi, se secili njeri është i pafajshëm deri në vendimin përfundimtar të gjykatës. Natyrisht që ne e kemi përcjellë edhe të gjithë debatin për këtë çështje dhe shpreh keqardhje për zgjatjen kaq të madhe të proceseve. Është për të ardhur keq edhe fakti që provat kanë qenë kaq të pakta në fillim të procesit, sa që tani prokuroria po detyrohet të bëjë hetime të tjera të shumta pas publikimit të aktakuzës së parë.

Gjenerali Erhard Bühler ka lindur në vitin1956 in Aichach. Ndër të tjera ai ka qenë edhe komandant i trupave gjermane në Kosovë e më pas edhe komandant i KFOR-it. Prej vitit 2019 deri në prill të vitit 2020 ka qenë edhe komandant i Allied Joint Forces Command të NATOS në Brunssum. Ai vlerësohet si një prej njohësve më të mirë të gjendjes së sigurisë jo vetëm në Ballkan e Evropë, por edhe më gjerë. Ndërkohë gjenerali Erhard Bühler është zgjedhur edhe President i Shoqatës përmbledhëse të shoqatave gjermano-shqiptare në Gjermani./DW

Top Channel