Kancelari gjerman, Olaf Scholz vlerëson unitetin e BE-së për politikën ndaj Ukrainës, ndërkohë që sulmohet ndërkombëtarisht për hezitim për dërgesat e armëve në Ukrainë.

Në fillim të takimit të samitit në Bruksel, Olaf Scholz ishte jashtëzakonisht i hapur për të folur dhe optimist. Evropa tashmë ka treguar se mund t’i kundërvihet bashkarisht agresionit rus në Ukrainë dhe ai ka besim se kështu do të vazhdojë, deklaroi kancelari. Kështu ai kundërshton ata që duan të shohin çarje të thelluara në unitetin evropian. Scholz madje ishte optimist për arritjen e një kompromisi për embargon e naftës.

Deutschland Ukraine Krieg l Kanzler Scholz in Köln, Blue Yellow Cross ClubOlaf Scholz

Po një vështrim në shtypin ndërkombëtar duhet ta ketë habitur Olaf Scholz-in. Gazeta britanike “The Times” shkruan në kryeartikullin e së hënës se Gjermania duket se është humbësja e qartë në arenën diplomatike. Ngurrimi i Gjermanisë për t’i ofruar armë dhe ndihmë Kiev-itdhe paqartësia e saj në lidhje me kushtet e një armëpushimi dhe përfundimin e luftës janë bërë burim zhgënjimi për aleatët dhe shumë gjermanë. Po sipas “The Times” mungesa e një udhëheqjeje të vendosur në Berlin e trimëron Putinin dhe mesazhet kontradiktore për Ukrainën e kanë përkeqësuar situatën e sigurisë.

Kryeministri letonez kujtoi se thelbi i problemeve është se “ne ngecim në detaje dhe harrojmë pamjen e madhe: Ukraina po lufton për vlerat tona (…) dhe ne duhet t’i mbështesim ato.” Por kjo përfshin pyetjen e hapur se si duhet të duket fundi i lojës. Tri vendet e mëdha Franca, Gjermania dhe Italia duan një zgjidhje paqeje së shpejti, edhe nëse Ukraina duhet të heqë dorë nga disa territore të saj. Kurse Polonia dhe vendet baltike janë kritikët më të mëdhenj të propozimeve për të pranuar humbje territoriale për hir të një marrëveshjeje dhe një armëpushimi me Presidentin Putin. Evropiano-lindorët dhe SHBA-të duan të vazhdojnë luftën derisa Rusia të dobësohet në mënyrë vendimtare. Kjo kontradiktë themelore ka të ngjarë të vërë unitetin e BE-së në një provë të rëndë muajt e ardhshëm./DW

Top Channel