Dy persona janë vënë në pranga, pasi transportonin lëndë narkotike me një qese të zezë.

 

 

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokus 8”, janë sekuestruar 2.21 kg cannabis sativa, 2 automjete dhe 2 celularë.

 

Në pranga është vënë një 20-vjeçar me iniciale J. A. që transportonte lëndën narkotike, si dhe një 23-vjeçar me iniciale F. Ll., që e shoqëronte dhe kishte dijeni për veprimtarinë e tij kriminale.

 

 

Në afërsi të fshatit Vrin, ata ndaluan automjetet e tyre pranë një lavazhoje dhe në momentin kur vunë re shërbimet e Policisë, 20-vjeçari ka tentuar ta fshehë lëndën narkotike duke e hedhur nga automjeti i tij, por u arrestua së bashku me “kolegun” e tij.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel