Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “për lëvizjet me automjetet private për ata që janë në punë ne po bëhemi gati për t’ju paraqitur edhe aplikimin shumë të thjesht, ndërkohë do të ketë edhe një fashë të veçantë për ata që kanë punën me turne”.

“Fasha orare e lëvizjes është zgjeruar sepse kemi bërë një hapje me pikatore të kësaj hapësire në funksion të çlirimit pak të gjithë asaj shtrëngese dhe duke u bazuar te fakti që kemi një përparim në këtë luftë falë jush të gjithëve, por edhe si një efekt psikologjik si dhe për të lehtësuar pak jetën në këtë moment”, tha Rama.

Ai tha se “po bëjmë zgjerimin e fashës orare duke ju dhënë mundësi qytetarëve të kenë më shumë hapësirë për të zgjedhur kur do të dalë një anëtar nga një familje për pazar”.

“”Fasha orare e lëvizjes me automjetet private për në punë që një pjesë e madhe nuk i përdorin dot dhe ne do t’i lejojmë dhe po bëhemi gati, sot mbase do t’u paraqesim edhe një aplikim shumë të thjesht për të hequr gjithë ato strese e vështirësi të natyrshme, por edhe të lidhur me nevojën për të dhënë sa më pak autorizime, jo sa më shumë autorizime deri tani, në mënyrë që kush ka një automjet privat të mund të shkojë në punë normalisht në punë me automjet privat, por brenda fashash orare, jo të marrë automjetin provat se po shkon në punë dhe të bëjë xhiro nëpër qytet si fatkeqësisht kemi vërë re se ka ndodhur ditën e  djeshme, se ka ndodhur ditën e premte. Prandaj duke vënë re këto shenja, dhe që mos të na kthehen në fenomen dhe të na hedhin në lumë gjithë këtë që kemi arritur deri tani, do të lejojmë nga njëra anë lëvizjen e automjeteve private për në punë, të gjithë ata që kanë një automjet privat dhe shkojnë në punë, që lejohet sot të vazhdojë, do të mund të shkojë me automjetin e tyre, por brenda fasha orare. Fasha orare për të shkuar në punë do të jenë 05:00-08.00 me automjete dhe më pas 16.00 deri në 17:30. Në aplikimin që do të bëjmë, do të ketë edhe një fashë të veçantë për ata që kanë punën me turne”.

/j.p/r.e/atsh