Como ngadalëson hapin e tij në garën për zonën Champions. Skuadra e drejtuar nga Cesc Fabregas nuk shkoi më shumë se barazimi 0-0 në ndeshjen e javës së 31 të Serie A ndaj Udineses të zhvilluar në Friuli.
Pjesa e parë nuk dhuroi shumë emocione; Atta, Nico Paz dhe Kamara u përpoqën që bëjnë tentativat e tyre por pa i shqetësuar shumë portierët respektivë Butez dhe Okoye. Ky i fundit, në fillimin e pjesës së dytë ndali edhe një tentativë të Douvikas.
Në minutat në vazhdim si futbollistë e Udinese ashtu edhe ata të Como-s e patën të vështirë që të nxirrnin në pah kualitetet e tyre dhe në këtë pikë Fabregas dhe Runjaic u përpoqën që ngatërronin ca kartat me zëvendësimet e tyre, por asnjë prej skuadrave nuk mundi të zhbllokojë rezultatin; Vojvoda kishte një shans për të goditur, por nuk ia doli dot të mposhtë portierin e Udineses. Në fund ndeshja u mbyll me 0-0 me Comon që shkon në 58 pikë, ndërsa Udinese në 40. Për më tepër, me këtë barazim skuadra e Fabregas sheh që t’i ndërpritet seria e 5 fitoreve radhazi në kampionatin italian të futbollit
Top Channel



























