Në një deklaratë të lëshuar të martën nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA, Kim Yo Jong, motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un, kërcënoi të tërhiqej nga një marrëveshje ushtarake 2018 dhe akuzoi administratën e re të Uashingtonit për shkaktimin e telasheve.
“Ne e shfrytëzojmë këtë mundësi për të paralajmëruar administratën e re të SHBA që po përpiqet të kërcënojnë vendin tonë”, tha Kim Yo Jong.
Ushtria amerikane dhe koreano-jugore filluan manovrat ushtarake të pranverës javën e kaluar, të cilat janë zvogëluar për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mosmarrëveshjeve të vazhdueshme diplomatike mbi programin bërthamor dhe raketor të Koresë së Veriut.
Pheniani tashmë ka deklaruar se manovra të ngjashme janë pjesë e planeve për të pushtuar Korenë e Veriut.
Si SHBA ashtu edhe Koreja e Jugut i mohojnë këto akuza./ /os/