Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky bajpas, i cili është ndërtuar me standardet më të mira dhe parametrat më të lartë të sigurisë.
Rruga e re me gjatësi 29 km vlerësohet një ndër segmentet me ndikimin më të lartë turistik që ka ndikuar ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në qytetin e Vlorës.
Bajpasi nis nga rrethrrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Rruga anashkalon Kaninën në pjesën perëndimore mbi Vlorë, në një nivel rreth 300 m nën kështjellë, nga ku ofron pamje spektakolare përgjatë gjirit të Vlorës.
Në çdo 1.5 kilometër të kësaj rruge janë krijuar vendpushimi për automjetet.
Me përfundimin e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore, e gjithë zona është kthyer në një superdestinacion turistik, me infrastrukturë të nivelit evropian.
/k.s/j.p/