ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Joe Biden nënshkroi një projektligj historik prej një trilion dollarësh, për të cilin thotë se do të rinovojë infrastrukturën e vendit dhe do të ringjallë ekonominë e goditur nga pandemia COVID-19.
Duke e reklamuar legjislacionin si krijues të vendeve të punës, presidenti theksoi se ai ishte një shembull i mbajtjes së premtimeve gjatë fushatës.
“Demokratët dhe republikanët mund të bashkohen dhe të arrijnë rezultate” tha presidenti gjatë një ceremonie nënshkrimi në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, ku morën pjesë më shumë se 800 liderë sindikatash, udhëheqës biznesesh, guvernatorë, kryetarë bashkish dhe më e rëndësishmja ligjvënës demokratë.
Projektligji pritet të financojë një sërë projektesh infrastrukturore, duke përfshirë zgjerimin e aksesit në internet me brez të gjerë dhe riparimin e rrugëve dhe urave të vjetruara.
Kalifornia do të marrë rreth 3,5 miliardë dollarë për të hequr tubacionet e ujit me plumb dhe për të marrë masa të tjera për përmirësimin e ujit të pijshëm.
Gjithashtu pritet të marrë më shumë se 80 milionë dollarë për të ndihmuar në zbutjen e zjarreve dhe fatkeqësive të tjera natyrore.
Projektligji është më i vogël dhe më pak ambicioz se fatura origjinale prej 2,3 trilionë dollarësh e Bidenit, e cila u shkurtua për të siguruar mbështetjen e republikanëve në Senat./ /os/


























