Në një deklaratë, Biden dha mbështetje për kubanët që kanë zbritur nëpër rrugë për të protestuar kundër çmimeve të larta dhe mungesave ushqimore në Kubë.

Duke i vlerësuar protestat si veprimet më të mëdha në historinë e afërt të Kubës kundër qeverisë, Biden vuri në dukje se ato janë tregues i dëshirës së popullit të vendit për të shpëtuar nga regjimi autoritar.

“Prej një kohe të gjatë nuk mendoj se kemi shikuar një gjë të tillë si kjo protestë”, tha Biden.

Ai theksoi se është përkrah popullit të Kubës i cili “lufton me pandeminë dhe i cili prej dhjetëra vitesh përballet me probleme ekonomike dhe presion nga regjimi autoritar”.

Biden tha se “populli i Kubës po mbron me guxim të drejtat e tij themelore dhe universale”.

Mijëra persona gjatë fundjavës në Kubë u mblodhën dhe protestuan ndaj kushteve të përkeqësuara ekonomike në vend.

Protestuesit hodhën slogane si “Poshtë diktatura!” dhe “Duam liri!” ndërsa në median sociale u postuan pamje të grabitjeve të ndodhura në disa rajone./  /os/