/ATSH/ – SHBA qartëson se ekzistojnë parime thelbësore që ne jemi të përkushtuar t’i mbështesim dhe mbrojmë – duke përfshirë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe të drejtën e shteteve për të zgjedhur marrëveshjet dhe aleancat e tyre të sigurisë, deklaroi në një konferencë shtypi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sipas https://www.state.gov/secretary-antony-j-blinken-at-a-press-availability.
”Përgjigjja jonë ndaj Rusisë pasqyron atë që thashë në Kiev, Berlin dhe Gjenevë javën e kaluar. Ne jemi të hapur për dialog, ne preferojmë diplomacinë dhe jemi të përgatitur të ecim përpara aty ku ka mundësi komunikimi dhe bashkëpunimi nëse Rusia depërshkallëzon agresionin e saj ndaj Ukrainës, ndal retorikën nxitëse dhe i afrohet diskutimeve për të ardhmen e Ukrainës dhe sigurinë në Evropë në frymën e reciprocitetit”, deklaroi Blinken.
”Pres të flas me ministrin e Jashtëm rus, Lavrov në ditët në vijim pasi Moska të ketë mundësinë për të diskutuar hapat e ardhshëm”, theksoi ai.
”Tri dërgesa të ndihmës ushtarake mbrojtëse të SHBA-së mbërritën në Kiev këtë javë, duke bartur raketa shtesë Javelin dhe sisteme të tjera, 283 tonë municione dhe pajisje jovdekjeprurëse thelbësore për mbrojtësit e vijës së parë të Ukrainës. Më shumë dërgesa priten në ditët në vijim. Ne i kemi ofruar Ukrainës më shumë ndihmë për sigurinë mbrojtëse vitin e kaluar sesa në çdo vit tjetër”, shtoi Blinken.
”Javën e kaluar, autorizova aleatët e SHBA-së, përfshirë Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë, të ofrojnë pajisje ushtarake me origjinë nga SHBA nga inventarët e tyre për përdorim nga Ukraina”, shtoi ai.
”Gjithashtu javën e kaluar, ne njoftuam Kongresin për qëllimin tonë për t’i dorëzuar Ukrainës helikopterët Mi-17”, tha në konferencën e tij të shtypit, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken./ /os/

























