Stuhi të fuqishme, erëra shkatërruese dhe breshër në madhësi të topit të golfit goditën pjesën veriore të Teksasit të martën.
Pjesa më e madhe e Shteteve të Bashkuara u goditën gjatë fundjavës nga stuhi dhe tornado të fuqishme që lanë rreth 25 të vdekur.
Ndërprerje të energjisë elektrike janë raportuar në shkallë të gjerë në Teksas, ndërsa ky shtet u godit nga një valë e hershme e të nxehtit. Njoftohet se 800,000 abonentë nuk kishin energji elektrike të martën.
Ndërsa zhvillohej një balotazh, disa qendra votimi njoftuan mungesë të energjisë elektrike. Rreth 100 qendra votimi në qarkun e Dallas-it nuk kishin qasje në rrjet.
Gjykatësi i qarkut të Dallas-it, Clay Jenkins, e shpalli atë rajon zonë fatkeqësie ndërsa vuri në dukje se disa shtëpi pleqsh po përdornin gjeneratorët. “Kjo tregon se do të përballemi me një situatë shumë-ditore të ndërprerjes së energjisë elektrike”, tha zoti Jenkins të martën.tch



























