ATSH/ Një ekip nga Agjencia e Mbrojtjes Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve (DTRA) dhe përfaqësues të Komandës Evropiane të SHBA zhvilluan një stërvitje për Strategjinë Kombëtare kundër Armëve të Shkatërrimit në Masë me Ndëragjencinë Shqiptare në Ministrinë e Mbrojtjes nga data 8 deri më 10 nëntor, njoftoi sot ambasada e SHBA në Tiranë.
Aktiviteti u mbështet nga Programi Ndërkombëtar Kundër Përhapjes (ICP) dhe përfshinte përfaqësues nga 12 subjekte të ndryshme të qeverisë së Shqipërisë.
Ky ushtrim u krijua për të testuar dhe certifikuar Strategjinë Kombëtare Shqiptare Kundër Armëve të Shkatërrimit në Masë (C-WMD), e zhvilluar me mbështetjen e Qendrës Rajonale të Ndihmës për Verifikimin dhe Zbatimin e Kontrollit të Armëve (RACVIAC) për Bashkëpunimin në Fushën e Sigurisë gjatë 5 viteve të fundit.
Shqipëria ka qenë anëtare e RACVIAC që nga themelimi i saj dhe është një pjesëmarrëse aktive në nismën e RACIVAC-it për rrjetin C-ËMD.
Ky është rezultati i viteve përpjekjesh dhe përgatit Shqipërinë për t’iu përgjigjur incidenteve të Armëve të Shkatërrimit në Masë në mënyrë të koordinuar, si nga brenda, ashtu dhe me mbështetje të shtuar rajonale. /j.p/


























