ATSH-DPA/ – Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump njoftoi dje në mbrëmje një sërë emërimesh në administratën e tij të ardhshme, përfshirë emërimin e miliarderit të teknologjisë dhe megadonatorit Elon Musk për të udhëhequr një Departament të ri të Efikasitetit të Qeverisë.

 

Musk, 53 vjeç, do t’i bashkohet atje ish-kandidati për president, Vivek Ramaswamy.

 

Departamenti i ri do të këshillojë Trump se si të reduktojë shpenzimet e qeverisë, por nuk do të jetë pjesë e vetë qeverisë federale.

 

Puna e tyre pritet të përfundojë deri në korrik 2026.

 

Trump emëroi gjithashtu prezantuesin e Fox News dhe veteranin e ushtrisë Pete Hegseth në krye të Departamentit të Mbrojtjes dhe tha se ish-guvernatori i Arkansas, Mike Huckabee do të ishte ambasadori i ri i SHBA në Izrael.

 

Trump, në një deklaratë, tha se planifikon të emërojë ish-kongresmenin republikan John Ratcliffe si drejtor të CIA-s.

 

Ratcliffe është aktualisht bashkëkryetar i një instituti konservator të afërt me Trump.

 

Kristi Noem, e cila ndoshta është më e njohur për pranimin se kishte qëlluar dhe vrarë qenin e saj 14 muajsh Cricket, sepse tha se nuk mund të trajnohej si qen gjuetie, do të jetë sekretarja e re për Sigurinë Kombëtare.

 

Trump, në një deklaratë në platformën e tij “Truth Social”, tha se Musk dhe Ramaswamy “do t’i hapin rrugën administratës sime për të çmontuar burokracinë qeveritare, për të ulur rregulloret e tepërta, për të shkurtuar shpenzimet e kota dhe për të ristrukturuar agjencitë federale”.