Pavarësisht angazhimeve dhe pranisë së pandemisë, kryetari i Bashkisë së Elbasanit nuk e ka ndaluar shërbimin publik, investimet, por edhe vëmëndjen për të gjithë qytetarët. Ditën e sotme Gledian Llatja kaloi kohë me fëmijët e Çerdhen nr.2 në Njësinë 4 në këtë qytet.

Z.Llatja e zhvilloi këtë vizitë jo vwtëm për të parë nga afër sesi po jepet shërbimi dhe kujdesi ndaj këtyre fëmijëve, por njwkohwsisht u shpreh se pavarësisht të gjithë vështirësisë që ka shkaktuar pandemia Covid-19, të gjitha institucionet arsimore në Elbasan vijojnë procesi normalisht. Kryebashkiaku Llatja shtoi ndër të tjera se bashkia ka marrë masat për dezinfektimin e higjenizimin periodik të ambienteve për të siguruar shëndetin e fëmijëve e të stafeve arsimore.

Në Elbasan janë të shumtë prindërit, të cilët janë të kënaqur nga shërbimi që ofrohet në çerdhen Nr.2 të këtij qyteti. Mund të thuhet se është çerdhja më e preferuar dhe e rekomanduar. Drejtoresha e kësaj çerdhe është shprehur se t’u shërbesh fëmijwve është padyshim sa e vështirë aq edhe e bukur, por suksesi i kësaj çerdhje qëndron në faktin e krijimit të një ambienti të mirëorganizuar dhe të këndshëm që mundëson mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve.

Patjetër që rol në këtë ka edhe Bashkia e Elbasanit dhe Qendra Ekonomike për mbështetjen e tyre.

ELBASANINEWS.AL

http://EdliraXherri