Tre të reja, mes tyre një e mitur, janë vënë në pranga, pasi i hoqën lirinë një 24-vjeçareje duke e shfrytëzuar për prostitucion gjatë dy muajve.
Të arrestuarat janë 32-vjeçarja me iniciale P. I., 19-vjeçarja A. T. dhe një 17-vjeçare.
32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.
Në kërkim mbetet 33-vjeçari me iniciale A. M., organizator i kësaj veprimtarie kriminale, i cili ka bashkëpunuar me të rejat.
Sipas policisë rezulton se organizatori është i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentative.
24-vjeçares iu është hequr liria nga katër personat nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës. Më pas ata e kanë shfrytëzuar për prostitucion, në banesa me qira dhe hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.
Mbi ta rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Mbi ta rëndojnë veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”
Vijon puna për kapjen e 33-vjeçarit dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.tch

























