Policia ka vënë në pranga një 43-vjeçar në zonën e Saukut, pasi shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë megaoperacionit policor të koduar “Tempulli 2”, atij iu kontrollua makina tip “Audi”, në të cilën u gjetën kokainë dhe para.
Uniformat blu kanë sekuestruar kokainën, 5350 euro, 2800 franga, 10 000 lekë të rinj dhe makinën. Ato dyshohet se janë të përfituara nga veprimtaria kriminale e shitjes së lëndëve narkotike.
“Si rezultat i veprimeve operacionale, në Sauk, u lokalizua dhe u ndalua automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. B., 43 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit fizik ndaj 43-vjeçarit dhe kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, 5350 euro, 2800 franga dhe 10 000 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga veprimtaria kriminale”, njofton policia.tch



























