Një 34-vjeçare është arrestuar në Vlorë pasi shiste rroba onlinë në mënyrë kontrabandë

 

 

Mbi 34-vjeçaren D.H rëndon vepra penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

 

Gjatë kontrollit në ambientin ku kjo shtetase dyshohet se magazinonte veshje të cilat i shiste online, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 7 000 euro, për të cilat ajo nuk dispononte faturën përkatëse të deklarimit në autoritetin doganor.

 

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel