Federatata Shqiptare e Futbollit bën me dije se të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë në stadiumin ku do të luhet ndeshja Andorra – Shqipëri janë shitur dhe stadiumi është sold-out.
Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kombëtarja shqiptare renditet aktualisht në vendin e dytë me 11 pikë. Takimi do të zhvillohet më 13 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “FAF” të Andorrës.
Stadiumi “FAF” i Andorrës ka një kapacitet prej rreth 5000 vendesh dhe në bazë të rregullores së FIFA-s dhe UEFA-s, organizatorët janpë të detyruar të vendosin në dispozicion 5% të kapascitetit të stadiumit për tifozerinë mike, që në këtë rast janë 250 bileta, ndërkohë që Federata e Futbollit të Andorrës ka njoftuar se të gjitha biletat janë shitur për një stadium krejtësisht të mbushur.
Kujtojmë që Andorra është një vend shumë i vogël me rreth 92.000 banorë në kufirin mes Spanjës dhe Francës dhe padyshim që futbollin nuk e kanë një sport të nivelit të lartë vendas, kjo i ka dhënë mundësinë shqiptarëve, kryesisht që jetojnë jashtë të kenë bileta edhe përtejë numrit të përcaktuar për federatën udhëtuese.
Top Channel



























