Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandoi në qershor të këtij viti që të vijojnë hulumtimet nga ana e shkencëtarëve për origjinën e Covid19.
Dy studime të publikuara rishtazi marrin qasje krejtësisht të ndryshme, por arrijnë në të njëjtin përfundim: Tregu i ushqimeve të Huanan në Ëuhan, Kinë , ka shumë të ngjarë të ishte epiqendra e koronavirusit.
Studimet u postuan në internet si informacione paraprake në shkurt, por tani i janë nënshtruar rishikimit nga kolegët dhe janë publikuar të martën në revistën Science.
Në njërën , shkencëtarët nga e gjithë bota përdorën mjete hartash dhe raporte të mediave sociale për të bërë një analizë hapësinore dhe mjedisore. Ata sugjerojnë se edhe pse “rrethanat e sakta mbeten të paqarta”, virusi ndoshta ishte i pranishëm në kafshët e gjalla të shitura në treg në fund të vitit 2019. Kafshët mbaheshin afër njëra-tjetrës dhe mund të kishin shkëmbyer lehtësisht mikrobe. Megjithatë, studimi nuk përcakton se cilat kafshë mund të kenë qenë të sëmurë.
Studiuesit përcaktuan se rastet më të hershme të Covid-19 ishin të përqendruara në treg midis shitësve që shisnin këto kafshë të gjalla ose njerëzve që bënin pazar atje. Ata besojnë se ka pasur dy viruse të ndara që qarkullonin te kafshët që u përhapën te njerëzit.
“Të tetë rastet e COVID-19 të zbuluara para 20 dhjetorit ishin nga ana perëndimore e tregut, ku shiteshin edhe specie gjitarësh”, thotë studimi. Afërsia me pesë stalla që shisnin kafshë të gjalla ose të prera së fundmi ishte parashikuese e rasteve njerëzore.
Andersen tha se megjithëse nuk mund të parandalojmë shpërthimet, bashkëpunimi midis shkencëtarëve të botës mund të jetë çelësi për ndryshimin midis një sëmundjeje me një ndikim të vogël dhe asaj që vret miliona.
“Pyetja e madhe që duhet t’i bëjmë vetes është — herën tjetër që të ndodhë kjo, sepse do të ndodhë — si të shkojmë nga zbulimi i hershëm i atij shpërthimi dhe parandalimi i atij shpërthimi në mënyrë që të mos bëhet një pandemi?”
Top Channel


























