Kryetari i bashkisë Elbasan, Gledian Llatja ka shpërndarë në rrjetet sociale një galeri fotosh, nga shkolla artistike ” Onufri”. Foto të cilat tregojnë dhe janë dëshmi e asaj që është bërë për të transformuar një shkollë duke e kthyer atë një një institucion arsimor të standarteve evropiane.
Kryebashkiaku Llatja, thekson se shkolla “Onufri” është tashmë një qendër e vërtetë artistike në zemër të Elbasanit. Mbi 340 nxënës gëzojnë klasa moderne, laboratorë shkencorë, palestër të re dhe një sallë koncertesh. Me mbështetjen e Ministrisë, së shpejti shkolla do të pajiset me status të veçantë, duke garantuar më shumë investime për zhvillimin e talenteve artistike!”
Shkolla artistike “Onufri” në Elbasan në historikun e saj ka nxjerrë artistë të mëdhenj që sot shkëlqejnë në skenat shqiptare dhe jo vetëm, dhe kjo falë punës këmbëngulëse dhe padyshim pasionit të gjithë secilit.
Elbasaninews.al Edlira Xherri



























