Prej ditëve të para të përhapjes së pandemisë së COVID-19, Shkollat Profesionale në vend kanë zhvendosur aktivitetet e tyre mësimore online, në kushtet e shtëpisë.
Falë angazhimit të mësuesve dhe nxënësve, viti shkollor vijon edhe në kushtet e pandemisë.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve kanë hartuar dhe vënë në dispozicion, Udhëzues për mësimin dhe vlerësimin në kushtet e shtëpisë, për lëndët profesionale dhe modulet profesionale në arsimin profesional.
Rreth 87.6% e nxënësve marrin pjesë aktivisht në mësimin online, duke siguruar vijimësi të vitit akademik dhe përgatitjen e nevojshme veçanërisht për maturantët, në përgatitjen për provimet përfundimtare.
Përtej platformave të orientuara nga institucionet arsimore, në kuadër të projektit Skills4Jobs, me mbështetjen e Agjencisë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe implementuar falë SwissContact, është mundësuar ofrimi në ndihmë të mësimdhënies online e platformës “Mëso vetë”, e cila është aksesuar nga pjesa më e madhe e Shkollave të Arsimit Profesional.
Qeveria Shqiptare, sot më shumë se kurrë, është e vendosur të bëjë realitet çdo objektiv të parashikuar në Strategjinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive./m.m//a.a/atsh