Mbrëmjen e të dielës një banesë në qytetin e Gramshit është shkrumbuar nga flakët.

 

 

Burime nga vengjarja raportojnë se nga një vatër zjarri e shfaqur në brendësi të banesës flakët përfshinë të gjithë ambientin duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Mendohet paraprakisht se zjarri ka ardhur si pasojë e një ngrohëseje. Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.