Përfshihet nga flakët një banesë në Fushë-Krujë. Ngjarja ka ndodhi në lagjen Bakushe Visha. Gazetari Julian Shota raporton për “BalkanWeb” se banesa ishte në pronësi të 80-vjeçares, e cila fatmirësisht i ka shpëtuar flakëve.
Mësohet se ajo jetonte e vetme në këtë banesë. Kanë qenë fqinjët e saj ata që kanë parë se banesa e të moshuarës po digjen, ndërsa kanë njoftuar policinë dhe zjarrfikësen.
Shota bënë me dije se fatmirësisht e moshuara është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka mbetur në qiell të hapur pasi banesa është shkrumbuar totalisht. Deri më tani nuk dihen shkaqet e zjarrit.