Në kuadër të “Ditës së Verës”, Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan organizoi gjatë gjithë javës një sërë aktivitetesh me grupmosha të ndryshme, të cilat kulmuan në 14 Mars. Shoqata u angazhua që këto aktivitete të zhvilloheshin në disa qytete, duke siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë të ekipeve.
Në kompleksin sportiv “Pepa” u zhvillua turneu U-11 me ekipet Pepa, AF Elbasani, AF Bajrami dhe Dean, ku fitues u sshpall skuadra e Pepës. Në stadiumin “Nexhip Trungu” në Cërrik, skuadra e Gramshit triumfoi në mini-turneun U-13 përballë Turbinës dhe Shkumbinit.
Ndërsa në kompleksin “Shefqet Lamçja”, katër ekipe U-9 morën pjesë në një turne simbolik, ku të gjitha skuadrat u vlerësuan me trofe. Aktivitetet u përmbyllën pranë stadiumit “Elbasan Arena” me një turne futbolli për fëmijë, djem dhe vajza, duke sjellë një atmosferë festive. Organizimi u mbështet nga drejtuesit dhe bashkëpunëtorët e ShRF Elbasan.