Familjarët e disa personave të arrestuar dhe shoqëruar dje nga Policia e Durrësit kërkojnë lirimin e fëmijëve të tyre. Ata kanë shkuar sot para drejtorisë së Policisë së qytetit bregdetar dhe kanë kërkuar lirimin e të ndaluarve.
Nga të shoqëruarit që vazhdojnë akoma të jenë në Polici, janë: Fatmir Topi, Fatjon Sylisufaj, Francesko Rama, Shefqet Duka, montazhier i “DurrësLajm”, Andri Istrefi, Anton Marku dhe Nikolin Caca.
Dhjetëra qytetarë të Durrësit janë ngritur dje në protestë, paralelisht me atë që zhvillohej në Tiranë, pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga Policia. Familjarët e të arrestuarëve dhe shoqëruarve në Durrës kanë paralajmëruar sot një tjetër protestë