ATSH/ Shpenzimet kapitale për periudhën 9-mujore të këtij viti llogariten 51.3 miliardë lekë. Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, ky zë është 4.7 % më i lartë ose rreth 2.3 miliardë lekë më shumë.
Vetëm në muajin shtator, shpenzimet kapitale zënë 12.7 % të totalit të shpenzimeve ndërkohë që, krahasuar me PBB-në zënë 2.9 %.
Për shpenzimet kapitale, për periudhën 9 mujore ndër vite, raporti kundrejt PBB ka një nivel mesatar prej 3.1 %. Shpenzimet për fondet e rindërtimit, për periudhën 9 mujore zënë rreth 4.96 % të shpenzimeve totale.
Në projektbuxhetin për vitin 2022 investimet publike llogariten në nivelin 6.4 % e PBB-së ose 111 miliardë lekë duke përfshirë këtu edhe fondin për rindërtimin prej 20 miliardë lekësh.

























