Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotmën në Durrës.
Bëhet me dije se në banesë ka shpërthyer bombola e gazit dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë pronari i banesës, 73-vjeç.
Në momentin kur ka shpërthyer bombula ka qenë në banesë pronari, i cili nga shpërthimi i fortë ka mbetur nën inertet e shembura të banesës.
Forcat e zjarrëfikëses e kanë nxjerrë të zotin e shtëpisë nga banesa. Ai ndodhet në spitalin e Durrësit nën kujdesin e mjekëve