Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Velipojë, ku ka shpërthyer bombola e gazit.
Bëhet me dije se bombola ka shpërthyer në një banesë në Velipojë, ku kanë mbetur të plagosur 4 anëtarë të një familje.
Mësohet se kanë mbetur të plagosur Klarisa Gjoka, Danjela Gjoka, Enriko Gjoka dhe Alketa Gjoka , përkatësisht të moshave 15, 18, 19 e 30 vjeç, të cilët kanë pësuar djegie të konsiderueshme dhe ndodhen në gjendje të rëndë.
Personat e plagosur janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekut.


























