Një makinë e parkuar ka shpërthyer në flakë në lagjen 15 Tetori në Fier, ndërsa shtëllungat e tymit kanë mbuluar gjithë lagjen.

Kanë qenë fillimisht banorët që janë munduar të shuajnë flakët dhe menjëherë pas pak minutash aty kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilët kanë ndaluar dhe përhapjen e flakëve në dy makinat e tjera ngjitur.

Pas disa minutash zjarrfikësit e Repartit të Fierit kanë shuar flakët, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur dhe Policia që ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të saj.

NEWSBOMB